Aktuale

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë! 7 të arrestuar, mes tyre 4 kineze dhe 1 ukrainase

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona në kuadër të operacionit “Netëork”, goditës ndaj shfrytëzimit të apartamenteve me qira ditore për prostitucion në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ranë katër shtetase kineze, një shtetase ukrainase dhe dy persona të tjerë të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni.Hetimet tregojnë se një çift bashkëjetues dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion një 23-vjeçare ukrainase në një apartament në rrugën “Njazi Demi”, ndërsa katër shtetaset kineze ushtronin prostitucion në dy apartamente në zonën “Vasil Shanto” dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”.

Po ashtu, policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për pesë persona të tjerë, mes tyre pronarë apartamentesh të dhëna me qira dhe persona që dyshohet se përfitonin nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

Të Ngjashme