tmosfera në dhomën e zhveshjes së Real Madridit prej kohësh është e tensionuar, por duket se situata nuk po vjen drejt përmirësimit.
Brenda klubit dyshohej se kishte një spiun që po i kalonte informacione shtypit, duke nisur nga sherri mes Tchuameni dhe Valverde, e shumë ngjarje të tjera.
Tashmë duket se trajneri Álvaro Arbeloa e ka gjetur dyshuarin, dhe ai është mesfushori Dani Ceballos.
Më konkretisht, siç raportohet nga “Estadio Deportivo”, trajneri dyshon se mesfushori spanjoll është ai që dha përshkrime të hollësishme të përplasjes midis Tchuamenit dhe Valverdes në stërvitje, ndërsa beson se po e ushqen shtypin edhe me histori të tjera.
Tensioni midis tyre thuhet se arriti kulmin kur Ceballos mësoi se Arbeloa kishte bërë komente përçmuese për të përpara afatit të transferimeve të verës dhe kjo është arsyeja pse, siç tregojnë të gjitha gjërat, ai vendosi të bëhej spiun.
Për sqarim, kjo nuk është hera e parë që ish-mesfushori ndërkombëtar akuzohet për “spiunazh”, pasi në vitin 2023 kishin dalë në dritë raporte që e përmendnin atë si përgjegjës për rrjedhjen e informacionit të brendshëm të klubit në shtyp.
