Lajme

Zgjedhjet në Serbi, EULEX-i monitoron situatën në pikat kufitare me Kosovën

Pjesëtarë të misionit të EULEX-it në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në pikat kufitare me Serbinë.

Ky shtim i pranisë policore të misionit evropian ka ardhur si shkak i lëvizjeve të shumta të qytetarëve nga komuniteti serb, që po shkojnë për të votuar në zgjedhjet në Serbi.  

Në një njoftim për media, nga ky mision është thënë se janë duke e monitoruar situatën në terren.

“Që nga orët e hershme të ditës së sotme të zgjedhjeve në Serbi, EULEX-i ka shtuar praninë e patrullave të Njësisë Policore të Specializuar në afërsi të pikave kryesore të përbashkëta të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim monitorimin e situatës në terren, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e KFOR të udhëhequr nga NATO brenda mekanizmit tre-nivelësh të reagimit të sigurisë.”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme