Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zelensky: Samiti i sotëm është një rrugë drejt paqes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një konferencë për media ka thënë se Samiti i sotëm në Tiranë ka të bëjë me bashkimin e shteteve demorkatike derisa shtoi se Shtetet e Ballkanit duhen të jenë së bashku sot, pasi sipas tij, është një rrugë drejt paqes.

“Fakti që gjendemi këtu sot në një tryezë të gjithë së bashku kemi natyrisht shembull historinë e marrëdhënieve të ndryshme dhe mendoj që është një shembull shumë i rëndësishëm që kemi. Kemi ardhur dhe jemi bërë së bashku, është një mënyrë për t`u mbrojtur, është një rrugë drejt paqes, unë mendoj qe ajo që po ndodh tani është shembull i duhur”, tha Zelensky

Zelensky tha se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën, ku sipas tij, nuk ia ka dalë.

“Ne nuk iu kushtojmë vëmendje provokimeve, Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin dhe mendoj se Shtetet e Ballkanit duhet të jenë së bashku sot, mendoj që Rusia do të bëjë gjithçka që t`a destabilizoj situatën, në fakt nuk e ka gëlltitur situatën me Ukrainën, dhe nuk ia ka dalë aty dhe në fakt u jam shumë mirënjohës shteteve tuaja, partnerëve në botë, të gjithë ata që e kanë mbrojt Ukrainën të qëndroj e fortë”, tha ai.

Tutje, Zelensky tregoi edhe për diskutimet me kryeministrin Rama.

Më tej, ai u shpreh se Rusia do të përdorë disa taktika dhe do të përpiqet të ushtrojë nëpër vendet e vogla, ku mundet të përfitojë suksese.

“Ne kemi diskutuar edhe me z.kryeministrin, se Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në territorin e Ukrainës. Rusia do të përdorë ato taktikat dhe do të përpiqet të ushtrojë nëpër vende ku mundet të përfitojë suksese të menjëhershme siç janë vendet e vogla, vendet e Ballkanit e kudo”, deklaroi Zelensky./teve1.info/