Lajme

​Zemaj: Janë mbi 150 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, konfirmoi se ka qenë pjesë e nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të kësaj partie.

Pas mbledhjes se Kryesisë së LDK-së, Zemaj tha se është trajtuar edhe kjo çështje dhe u paraqitën mendime të ndryshme.

Zemaj: Kam nënshkruar, janë më shumë se 150 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

“Unë i takoj një dege, e cila ka dhënë mendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe duhet të ketë reflektim mbi procesin zgjedhor të qershorit në të gjitha strukturat e LDK-së. Jo vetëm që e kam nënshkruar, por janë më shumë se 150 nënshkrime që kanë kërkesë për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së.

Nuk kam njohuri a janë deponuar por ajo çka është edhe konfirmim dhe u debatua me seriozitetin më të madh, kishte edhe kërkesa që të mos ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme, por kishe edhe mendime që të vazhdojë tutje kryetari i LDK-së”, tha Zemaj.

Të Ngjashme