Lajme

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve

Mes bukurisë së Alpeve shqiptare, në Qafën e Perdelecit, në Kelmend, u zgjodh më e bukura e bjeshkëve.

Vajza të stolisura me veshje popullore, konkuruan me njëra-tjetrën, ndërsa fronin e bukurisë në “Logun e Bjeshkëve 2026 e rrëmbeu Leontina Elezi.
“Logu i Bjeshkëve” është kthyer në një prej festave më tradicionale në Shqipëri.

Ky aktivitet ka si synim jo vetëm nxjerrjen në pah të bukurisë së malësoreve, por edhe promovimin e turizmit dhe prezantimin e vlerave më të mira të zonës.

Përveç banorëve të Kelmendit të shumtë ishin turistët vendas e të huaj që ju bashkuan kësaj feste tradicionale.

Historia e Logut të Bjeshkëve është e hershme. Dikur njerëzit në mënyrë formale e të paorganizuar e shprehnin simpatinë e tyre për një nga vajzat apo nuset e fshatit, duke e vlerësuar atë nga hiret e saj./tvklan.al/

Të Ngjashme