Një person është raportuar i zhdukur në Gjakovë, pasi është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 tetor 2026, transmeton “Bota sot”.
Policia ka bërë të ditur se personi është larguar nga shtëpia, ndërsa vendndodhja e tij mbetet e panjohur.
Rasti është në procedurë hetimore, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e zhdukjes.
