Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarr në një ndërtesë në Kinë, 15 të vdekur e mbi 40 të lënduar

Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Kinën lindore, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë flakë dhe tymi të zi që përfshinin disa kate të një ndërtese në qytetin Nanjin, raportoi BBC.

Zyrtarët kanë thënë se zjarri filloi në katin e parë të ndërtesës, ku po ruheshin biçikletat elektrike. Por shkaku konkret i zjarrit mbeti nën hetim.

Ndërtesa ndodhet në rrethin Yuhuatai të Nanjing, një qytet me më shumë se tetë milionë banorë që shtrihet rreth 260 km në veri-perëndim të Shangait.

25 makina zjarrfikëse dhe 130 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët.

Nga 44 personat e lënduar të dërguar në spital për trajtim, njëri është në gjendje kritike dhe një tjetër i lënduar rëndë, kanë deklaruar zyrtarët.

Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Nanjing, Chen Zhichang u shprehu ngushëllime dhe falje familjeve të viktimave.