Lajme

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra në 24 orë, 7 mbeten aktive, angazhohen qindra forca dhe mjete

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 7 vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera janë në monitorim.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për përballimin e situatës janë angazhuar 472 forca operacionale dhe 28 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 129 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Aktualisht në terren janë 140 efektivë të Forcave të Armatosura, një automjet zjarrfikës, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor./TCh/

Të Ngjashme