Lajme

Zyrtari amerikan mohon raportimet se Irani ka sulmuar anijet amerikane

Një zyrtar amerikan i tha Al Jazeera-s se pretendimi i Iranit për goditjen e një anijeje të marinës amerikane me dy raketa është i pavërtetë.

“Garda Revolucionare Iraniane sajoi një raport për një sulm ndaj një anijeje të marinës amerikane dhe ky raport është i rremë”, tha zyrtari.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi më herët se dy raketa kanë goditur një anije të Marinës Amerikane pranë Jaskut, pasi ajo injoroi paralajmërimet e Gardës Revolucionare të Iranit për t’u ndalur.

Dy raketa godasin një anije luftarake amerikane në Hormuz, raportojnë mediat iraniane

Të Ngjashme