Dhjetë vende, përfshirë shtatë vende evropiane, thirrën ambasadorët dhe përfaqësuesit izraelitë për qortim lidhur me një video që tregonte partnerin e koalicionit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, duke mbikëqyrur keqtrajtimin e aktivistëve të ndaluar nga Flotilja Globale Sumud që shkonte në Gaza.
Ben-Gvir postoi videon në mediat sociale duke e shfaqur veten duke u tallur me aktivistët pro-palestinezë, të cilët u lidhën me zinxhir dhe u detyruan të gjunjëzoheshin pasi u ndaluan nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare.
Ministri shkaktoi zemërim si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht pasi postoi videon një minutëshe.
Në mesin e vendeve që thanë se do thërrasin diplomatët izraelitë për të protestuar dhe kërkuar llogari në lidhje me keqtrajtimin e aktivistëve ishte Italia, Polonia, Spanja, Franca, Belgjika, Holanda, Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja.
Ato dënuan sjelljen ndaj aktivistëve të arrestuar dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre.
Forcat izraelite sulmuan misionin e ndihmës në ujërat ndërkombëtare të hënën dhe arrestuan të gjithë aktivistët në bord.
Flotilja, që mbante 428 persona nga 44 vende, u nis të enjten e kaluar nga distrikti turk i Marmaris në një përpjekje të re për të thyer bllokadën e paligjshme izraelite të vendosur në Rripin e Gazës që nga viti 2007.
