Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, Rama: Urime kampione!

13-vjeçarja shqiptare, Kler Çaku është shpallur kampione Europe në shah në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka uruar sportisten shqiptare.

“URIME KAMPIONE, KLER ÇAKU, 13-vjeçarja shqiptare shpallet KAMPIONE EUROPE në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç,” shkruan Rama në Facebook./tvklan.al