Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

22 izraelitë të vdekur pas sulmit masiv të Hamasit

Numri i të vrarëve ka arritur në 22, pas sulmit në Izrael, ku Gaza lëshoi disa raketa.

Sipas shërbimit të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom, numri i personave të lënduar është më shumë se 250, shkruan CNN, transmeton teve1.info

Ndryshe, sipas zyrës së kryeministrit izraelit, kabineti i Sigurisë i Izraelit do të mblidhet sot në selinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi është “në luftë” pas sulmit të befasishëm nga Hamasi.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë, jo në një operacion, as në raunde, në luftë”, tha Netanyahu në një video-mesazh.

Një pamje ajrore tregon automjete në zjarr ndërsa raketat lëshohen nga Rripi i Gazës, në Ashkelon, Izraeli jugor, më 7 tetor 2023.

Ekipet e brigadës izraelite të zjarrit shuan zjarrin në një parking jashtë një ndërtese banimi pas një sulmi me raketa nga Rripi i Gazës në qytetin jugor izraelit të Ashkelon, më 7 tetor 2023.Anëtarët e forcave izraelite mbulohen në anë të një rruge në Ashkelon, Izrael, më 7 tetor 2023.

Tags: