Pesë shtetas shqiptarë janë dënuar me burgim nga Gjykata e Kurorës së Leedsit të premten, më 24 prill, pasi akuzohen se kanë qenë pjesë e një grupi që drejtonte disa shtëpi bari në zona të ndryshme të Anglisë, me vlerë rreth 4 milionë paund.
Grupi, i drejtuar nga Selman Hysa, dhe e përbërë nga anëtarë të ngushtë të familjes dhe bashkëpunëtorë të besuar, ishte e përfshirë në prodhimin në shkallë industriale të drogës në ambiente tregtare dhe banesore midis tetorit 2024 dhe prillit 2025.
Oficerët gjetën katër “shtëpi bari” në distriktin Wakefield, duke përfshirë një në Alverthorpe Road, Wakefield; një në Newgate House, Pontefract; një në Wakefield Commercial Park, Horbury; dhe një tjetër në Beckbridge Industrial Estate, Normanton.
Një fermë e pestë kanabisi u gjet në vendin e ish-Moldgreen Top Club, Church Street, Huddersfield. Sasia totale e drogës së sekuestruar vlerësohej në 3,933,135 paund.
Sipas Policisë Metropolitane, nipërit e tij Armand dhe Klevis Hysa, u identifikuan si aktorë kyç në operacion, së bashku me Kosta Dumanin dhe Admir Cerpjen.
Të pesë u arrestuan dhe pranuan akuzat për komplot për të prodhuar kanabis. Selman Hysa gjithashtu pranoi veprat penale të pastrimit të parave, ndërsa Armand Hysa pranoi posedimin e kanabisit me qëllim furnizimin, posedimin e kokainës dhe veprat penale të pastrimit të parave.
– Selman Hysa, 44 vjeç, nga Warmfield Lane, Wakefield, u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj.
– Armand Hysa, 24 vjeç, nga Doncaster Road, Wakefield, u dënua me pesë vjet e tre muaj burg.
– Klevis Hysa, 29 vjeç, pa adresë të fiksuar, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.
– Kosta Dumani, 42 vjeç, pa adresë të fiksuar, u dënua me katër vjet burg.
– Admir Cerpja, 43 vjeç, pa adresë të fiksuar u dënua me tre vjet e 11 muaj burg.
Hetimi u krye nga ekipi i Programit të Precizionit të Distriktit Wakefield të Policisë së Yorkshire Perëndimore.
Rreshteri detektiv Karl Heath tha: “Ky ishte një hetim tepër kompleks që përfshinte ndihmën e një numri të madh oficerësh nga e gjithë forcave policore për të shkatërruar një komplot të sofistikuar dhe të organizuar mirë për të prodhuar kanabis në shkallë industriale.”
Pesë shqiptarët e dënuar nga Gjykata e Kurorës së Leedsit
“Hetimi ynë shënjestroi qëllimisht udhëheqjen e këtij grupi të organizuar. Duke shënjestruar nivelin më të lartë, ne goditëm drejtpërdrejt ata që korrin shpërblimet më të mëdha nga kriminaliteti.
Shpresoj që këto dënime të dërgojnë një mesazh të qartë se oficerët tanë të Programit të Precizionit do të përdorin të gjitha taktikat e disponueshme për të shkaktuar ndërprerje maksimale ndaj kriminelëve të organizuar. Ne do të vazhdojmë t’i shënjestrojmë këto aktivitete dhe t’i nxjerrim shkelësit para gjykatave”, shtoi ai.
