Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

33-vjeçari qëllon me armë zjarri në drejtim të 2 personave në Kamëz

Të tjera të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të diel, këtë herë në Kamëz. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në rrugën “OSBE”. Për shkaqe momentalisht të paqarta, 33-vjeçari me iniciale J. K., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave: I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf” i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më herët të shtëna me armë zjarri u regjistruan edhe në qytetin e Fierit. Një 30-vjeçar hapi zjarr në drejtim të një berberhaneje. Edhe në këtë rast fatmirësisht nuk pati të lënduar./tvklan.al