Lajme

43 aksidente dhe 2076 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2076 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 12 persona, 10 i ka dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje dënimi.

Të Ngjashme