Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, ka filluar auditimin e performancës me temën “Efektiviteti i planifikimit dhe monitorimit të programeve të mbështetjes për bujqësi dhe zhvillim rural”, për periudhën 2023 – 2026.
Auditimi do të vlerësojë nëse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) siguron planifikim të bazuar në analiza dhe monitorim të programeve të orientuar drejt rezultateve.
Po ashtu do të vlerësohet nëse Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) i ka zbatuar në mënyrë efektive kontrollet për investimet e Programit të Zhvillimit Rural.
Si dhe kontrollet në terren të bazuara në rrezik për pagesat direkte.
