Lajme

43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 mbeten aktive

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 43 vatra zjarri, prej të cilave 10 mbeten aktive dhe tri janë nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 499 forca dhe 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 120 efektivë, pesë helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”, shkruan abcnewsal.

Vatrat kryesore aktive janë në Malin e Dajtit, Shëngjergj, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Abaze të Krujës dhe Lufaj të Mirditës.

Ministria e Mbrojtjes thotë se aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren.

Të Ngjashme