Lajme

​550 vëzhgues të DnV-së do të jenë në terren për zgjedhje

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”m do të monitorojë zgjedhjet e 7 qershorit përmes një misioni vendor të vëzhgimit që do t’i mbulojë komponentët kryesorë të procesit zgjedhor.

Eugen Cakolli përmes një konference për mediam njoftoi se do të monitorojë përmbajtjet problematike në sferën dixhitale, përfshirë këtu dhe dezinformimin, lajmet e rreme, gjuhën e urrejtjes e përmbajtjet manipuluese.

Cakolli: DnV do të monitorojë gjuhën e urrejtjes dhe rastet e dezinformimit

“Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim do të jetë prezente në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit përmes një misioni vendor të vëzhgimit që do të mbulojë të gjitha komponentët kryesorë të procesit zgjedhor duke nis dezinfomimit dhe përmbajtjeve të tjera problematike në sferën dixhitale. Në këtë drejtim, Demokracia në Veprim do të monitorojë gjuhën e urrejtjes, rastet e dezinformimit, lajmeve të rreme, përmbajtjeve manipuluese dhe trendeve të tjera kryesore të komunikimit”, tha Cakolli.

Në monitorimin e tyre do të përfshihen edhe kronikat zgjedhore, debatet politike, faqet e kandidatëve në Facebook, duke shtuar se do të jenë gjithsej 550 vëzhgues në terren në të gjitha komunat e vendit.

Cakolli: 550 vëzhgues në terren do të jenë të shpërndarë në të gjitha komunat

“Monitorimi jonë do të përfshijë të gjitha kronikat zgjedhore brenda edicioneve qendrore të lajmeve, debatet televizive të cilat organizohen gjatë orarit prime time, si dhe vlerësimin e kohës së transmetimit që u dedikohet kandidatëve që garojnë në zgjedhje. Për më tepër do të monitorohen edhe faqet zyrtare në Facebook të kandidatëve për kryeministra dhe partive politike, me fokus tek llojet e postimeve, tek promovimi i kandidatëve për deputetë dhe trendet e tjera të ngjashme. Për më tepër, do 550 vëzhgues në terren, të cilët do të jenë të shpërndarë në të gjitha komunat”, shtoi ai.

Mes tjerash, DnV do të përpunojë të dhëna mbi procedurat e hapjes së vendvotimeve, procesin e votimit, daljen e votuesve, incidentet eventuale, si dhe rezultatet për subjektet politike. Ndërsa sipas Cakollit, gjatë ditës së zgjedhjeve do të funksionojë qendra operative e DNV-së që përfshin qendrën e të dhënave, qendrën mediale dhe qendrën e thirrjeve, të cilat do të përpunojnë të dhënat e marra nga terreni.

Cakolli theksoi se një nga rolet e reja që DnV-ja do të ketë në këto zgjedhje është monitorimi i procesit të numërimit të votave të kandidatëve nëpër qendra komunale të numërimit.

Përfaqësuesi i kësaj organizate ka theksuar se ambienti parazgjedhor ka qenë dinamik me partitë politike dhe kandidatët e tyre.

Cakolli: Ambienti parazgjedhor ka qenë mjaft dinamik

“Tani sa i përket gjetjeve tona paraprake para fillimit të fushatës zyrtare që nis sot, ajo çfarë vlen të përmendet është që parafushata, përkatësisht ambienti parazgjedhor ka qenë mjaft dinamik, me partitë politike dhe kandidatët e tyre që kanë filluar në fakt aktivitetet e fushatës që nga shpallja e datës së zgjedhjeve, e i kanë intensifikuar”, potencoi Cakolli.

Sot ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, ku shumica e subjekteve politike do t’i hapin fushatat e tyre.

Të Ngjashme