Policia franceze ka arrestuar 780 persona të përfshirë në përleshjet e dhunshme në Paris dhe qytete të tjera franceze që shpërthyen të shtunën në mbrëmje pasi Paris Saint-Germain mundi Arsenalin për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve .
Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, tha se 57 oficerë u plagosën, shumica prej të cilëve pësuan lëndime të lehta, ndërsa tifozët e futbollit vunë zjarr dhe vandalizuan dyqane. Një grup i vogël madje u përpoq të sulmonte një stacion policie në Paris .
Në një konferencë për shtyp të dielën, ai tha se situata ishte vënë kryesisht nën kontroll, raporton Guardian.
“Shumica e festimeve u zhvilluan në mënyrë paqësore” në të gjithë kryeqytetin francez, tha ai, duke vënë në dukje se shumica e incidenteve ndodhën në lagjen Champs-Elysees dhe afër stadiumit Parc des Princes në Parisin perëndimor, ku tifozët ishin mbledhur për të parë ndeshjen.
Policia ndërhyri gjithashtu pesë herë gjatë natës për të parandaluar njerëzit të bllokonin trafikun në rrugën kryesore rreth Parisit, tha ai.
Nunez tha se incidente ndodhën në rreth 15 qytete në Francë , duke përshkruar vandalizimin e “një deri në dy” dyqaneve në ato qytete përveç Parisit.
Ai tha se u arrestuan gjithsej 780 persona, ku 480 prej tyre vetëm në zonën e Parisit.
