Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Zbulohen faktet”/ Analisti: Ja ku u investuan miliardat e Serbisë në Kosovë!

Milan Radonjiq, gazetar i të përjavshmes NIN, kishte deklaruar se vlerësimi është se Serbia, besohet që presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka investuar më shumë se tetë miliardë dollarë në Kosovë në 11 vitet e fundit.

Siç raportohet, shumica e projekteve janë të papërfunduara dhe nuk ka një pasqyrë të qartë se si janë shpenzuar paratë.

Derisa, sipas tij Ministria e Financave të Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të NIN.

Analisti shqiptar në Preshevë, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, pas kësaj opinioni i gjerë ka të drejtë të dijë se ku janë investuar gjithë këto para.

Image
Refik Hasani

Publikisht është bërë e ditur se Milan Radonjiq, gazetar dhe hulumtuesi i të përjavshmes “NIN”, nga Beogradi, se vlerësimi është se Serbia, besohet që presidentit i saj, Aleksandar Vuçiq, ka investuar më shumë se tetë miliardë dollarë në Kosovë në 11 vitet e fundit.

11 vite i bie afërsisht, shpenzime vjetore që ka krijuar Serbia në Kosovë, mbi 800 milionë euro.

Nga hulumtimi interesant, zbulohen faktet, për të cilat jo vetëm opinioni serb, ka nevojë të dijë, por edhe opinioni në përgjithësi, por në këtë humlumtim mungon se në cilët sektor është investuar.

Në infrastrukturë, në investime në institucione shkollore paralele, që nga parashkollori deri në Universitetin e Mitrovicës, në mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, duke përfshi Kuvendet Komunale dhe Kryetarët e Komunave, të zgjedhur me ligje të Serbisë”, thotë ai.

Tutje, Hasani hipotetikisht thotë se këto para mund të jenë investuar edhe në shërbimin sekret informativ të Serbisë.

Këto investime janë në projekte tjera vetëm në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, apo në gjithë territorin e Kosovës. Apo ndoshta se pjesa e konsiderueshme janë investuar edhe në Shërbimin sekret informativ të Serbisë me dedikim në Republikën e Kosovës.

Parashtrohet pyetja sa mjete ndau Serbia për Kosovë, pas qershorit të vitit 1999, e deri më sot”, përfundon ai.