Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Thirrje për t’i mbështetur protestat e opozitës në Beograd

Më 17 dhjetor, qytetarët serbë iu drejtuan qendrave të votimit.

E rezultati i këtyre zgjedhjeve, nxori fitues Partinë Progresive Serbe, e cila mori mbi 47 për qind të votave.

Por, me këtë rezultat nuk po pajtohet ish-deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës.

Rada Trajkoviq, këto zgjedhje po i quan të vjedhura.

“Z. Vuçiq, së pari me institucionet brenda Serbisë, të cilat i ka suspenduar dhe i kontrollon, ia ka dalë të bëj ndryshime në listën zgjedhore, ku i ka futur qytetarët e Republika Srpska dhe normalisht ka bërë që brenda Serbisë, qytetarët e komunave ku nuk ka zgjedhje të votojnë dhe të lajmërohen në komunat ku ka pasur zgjedhje. Kështu ka shfaqur kinse është fitues i zgjedhjeve. Destabilizim të veçantë ka shkaktuar ardhja e autobusëve me serbë nga Republika Srpska, të organizuar nga Z. Dodik dhe Vuqiq, që më forcat e bashkuara në thelb të mbronin njëri-tjetrin në pushtet, për shkak të bizneseve politike, ndërmarrëse, e jo transparente, të cilat ekzistojnë ndërmjet strukturave të përafërta më Vuqiqin në serbi dhe me Dodikun në Republika Srpska”, ka thënë ajo.

Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, kanë bërë që Beogradi zyrtar tash e disa ditë të përballet me protesta të ashpra qytetare, ku po kërkohet përsëritja e zgjedhjeve.

Këshilltarja politike e ministrit për Komunitetet dhe Kthim, Nenad Rashiq, po kërkon këtyre protestave anti-qeveritare në Serbi, t’iu bashkohen edhe studentët serbë nga Kosova.

“Do të ishte e udhës që edhe studentët nga Mitrovica e Veriut, të cilët financohen nga buxheti i Serbisë, të vijnë e të ndihmojnë në Beograd që regjimi i Vuçiqit në një mënyrë të sillet në një pozite, në një qoshe pa rrugëdalje, e që thjeshtë duhet të pranojë përsëritjen e zgjedhjeve, ose si do thoshin, anulimin e zgjedhjeve, të organizuara në një mënyrë të tillë ilegale”, shprehet Trajkoviq.

Tutje, Trajkoviq në këtë intervistë për Tëvë1, ka folur edhe për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit.

“Do të ishte e udhës të fillonte procesi aktiv kundër Milan Radojçiq. Por, as prokuroria në Prishtinë e as në Beograd, nuk bëjnë gjë që është e dukshme për publikun, në kuptimin e ndonjë procesi. Milan Radoijçiç, mendoj katër herë, i ka shpëtuar kapjes nga Policia e Kosovës. Të gjithë e dimë që ai është dëshmitar i papërshtatshëm, edhe për liderët në Prishtinë, në vazhdimësi, edhe për Beograd, pasi ka qenë njëri ndër njerëzit kryesor, që ka qenë pjesëmarrës në proceset nga ardhja e Vuçiçit në krye të qeverisjes serbe, e edhe fillimin e bisedimeve në Bruksel, e pastaj edhe në marrëveshjen e Ohrit”, thotë ajo.

Në fund, Rada Trajkoviq ka përshëndetur njohën zyrtare të targave RKS nga qeveria serbe, si dhe ka përshëndetur edhe faktin që kosovarët nga 1 janari do të lëvizin lirshëm pa viza.