Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e Triumf Rizës, ish-hetuesi Kozhani zbulon se sa kohë kishte qëndruar Enver Sekiraqa tek Milan Radojiçiq

 
   

Enver Sekiraqa i cili po akuzohet për nxitje në vrasjen e policit Triumf Rizës më 30 gusht të vitit 2007, gjatë kohës së arratisjes për një periudhë ka qenë i strehuar në veri të Mitrovicës, tek Milan Radojiçiq.

Kështu pohon Mehdi Kozhani, ish-hetuesi i këtij rasti në intervistën Paradoks.

Ai tha se kjo gjë është argumentuar, derisa thekson se Sekiraqa derisa iu shmang arrestimit, qëndroi tek Radojiçiq mirëpo ka lëvizur edhe në shtete tjera.

“Rasti është në rigykim për herë të tretë. Kjo është çështje e gjykatës dhe apet them se gjykata është e pavaruar dhe merr vendime të tilla. Mirëpo unë si hetues flas në prizmë, në kontekstin që unë e kam hetu. Fillimisht ka qenë prokurori ndërkombëtar që kemi bashkëpunu dhe ka pas rastin nën hetim. Fillimisht është arrestu ekzekutuesi dhe ka pas hetim të mirëfilltë aty ku ka ndodh rasti i të ndjerit Triumf Riza. Është arrestu Arbeni dhe disa të tjerë në bashkëpunim që e kanë kry vrasjen. Pastaj ka qenë në arrati Enveri me Ilir Abudllahun dhe një kohë nuk janë arrestu”.

“Iu kanë shmang arrestimit. Kanë dalë edhe jashtë shtetit. Një pjesë, e kemi argumentu që Enveri ka nejt edhe në veri të Mitrovicës. Ka gjet strehë te Milan Radojiçiq, në atë kohë. Para se me u arrestu ka qëndru aty. Ka lëviz prej një shteti në shtet tjetër por zakonisht ka nejt në veri si strehë”. 

Kozhani është i bindur se Enver Sekiraqa është fajtor për nxitje të vrasjes të policit Triumf Riza.

“Ne si hetues, së bashku me prokurorinë, po e flas, prej fillimit të rastit, që të çon në shtytje të vrasjes, Enveri e ka përgatit shtytjen në vrasje. Për këtë punë jam me bindje se ai e ka kry. E kam punu rastin vazhdimisht edhe prokuroria ka një aktakuzë ndaj tij dhe është duke e mbrojt në gjykatë për herë të tretë. Tash është duke u finalizu rasti i gjykimit të tij, si hetues kemi punu kujdesshëm”.