Aktuale

“A e di ti që Erion Veliaj i çonte bukë Ndrenikës në shtëpi?” Nora Malaj e tronditur për gjendjen e artistëve

E ftuar në Euronews Albania, sociologia Nora Malaj komentoi takimin në sallën e gjyqit të aktorit Robert Ndrenika me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Ajo e quajti gjyq popullor, duke kujtuar fletërrufetë kur prisheshin marrëdhëniet për individë të caktuar që kishin prishur raportet e drejta apo të zhdrejta me individin dhe me shoqërinë dhe ndjeva jo te ata që gjykonin në media.

“Më kujtohet që bëheshin ato fletërrufetë për individë të caktuar që kishin prishur raportet e drejta apo të zhdrejta me individin dhe me shoqërinë dhe ndjeva jo te ata që gjykonin në media. Ishte një raport i cili në subkoshencën e Bertit lidhej me mirënjohjen dhe mosmirënjohjen. Ishte një raport që u artikulua qartë në pak fjalë që ai tha. Ai nuk bëri aktrimin e radhës, po tha subkoshencën e tij në një moment të trishtë të një situate që donte të jepte një dorë.”- tha Malaj.

Malaj gjithashtu foli për gjendjen e intelektualëve në Shqipëri, duke theksuar se problemi kryesor nuk është mungesa e dinjitetit, por mungesa e parave. Ajo ka thënë se nëse je pa lekë, nuk ke vlerë, dhe ka sjellë shembullin e aktorit të njohur Bert Ndrenika, për të cilin sipas saj, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte organizuar që t’i t’i ofrohej ndihmë siç duhet bërë me të gjithë artistët që kanë dhënë kontribut për këtë vend

“Në Shqipëri problemi më i madh është jo të jesh pa dinjitet, por të kesh pa lekë. Po je pa lekë, nuk ke vlerë, s’bën. Dhe ku i ke këta intelektualët me lekë, ku i ke këta akademikët me lekë? Ku i ke këta artistët me lekë? Po lëre tani se ne po flasim, ju japim detyra për gjëra që nuk i bëjnë dot. E di ti që Erjon Veliaj i çonte bukë Bert Ndrenikës në shtëpi. I kishte pajisur institucionin për t’i çuar bukë se është i vetmuar. S’ka njeri. I është gjendur në ndihmë sepse kështu duhet të bëjë shoqëria për njerëz të cilët kanë emër, kanë dhënë kontributin e tyre, tërë jetën e tyre.”- tha Nora Malaj.

Të Ngjashme