Koreografi, Arjan Sukniqi i ftuar këtë të diele në Euronews Albania ka folur lidhur me përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision dhe renditjes në vendin e 13-të. Sukniqi theksoi se nuk priste që vendi ynë të futej në top 10 teksa theksoi se jo për shkak të këngëtarit por për shkak të votimit nga vendet e tjera.
Ai theksoi se performanca ishte e mirë dhe se Shqipëria mori herë pas herë vëmendje. Sa i përket votimit nga fqinjët, ai theksoi se këto shtete kemi fqinjë dhe se nuk ka rëndësi renditja pasi vendi ynë ishte prezent. Sukniqi shtoi se nëse kënga do të ishte në anglisht ndoshta do të tërhiqte më shumë.
“Nuk di se si do të tingëllonte në anglisht, ndoshta të tërhiqte më shumë se nuk është fjala vetëm për shqiptarët, aty janë votat dhe për të tjerët. Po duhet të themi dhe një gjë tjetër për të qenë tamam. Unë jam njeriu që minimalisht kam qenë në katër festivale europiane.
Organizatorë kanë ca kode që ja lëshojnë të gjithë vendeve, sepse ky është një festival që paguhet nga EBU-ja dhe prandaj themi që është një festival edhe politik. Për shembull duhet t’ju tërheq vëmendjen. Ne kemi shkuar në Kiev kur fitoi Ruslana.
Ruslana mori çmimin dhe ne kur shkuam me Ledina Çelën e shihnim me flamur. Ne këtu jemi, këto fqinj kemi afër, këto aleanca kemi. Megjithatë kënga shumë e mirë, besoj që po të kishte qenë në gjuhën angleze do kishte pasur më interes. U përfaqësuam shumë mirë.
Nuk ka rëndësi se çfarë vendi ishim. E rëndësishme që ishin prezentë dhe herë pas here Shqipëria binte në sy sepse është një festival që e shohin mbi 200 milionë njerëz dhe gjithmonë Shqipëria qëndron në ato kontekstet e këtyre që pikëzohet”, tha ai.
