Lajme

​A është kandidat për president, kjo është përgjigjja e Fatmir Sejdiut

Nuk jam kandidat për president, ka thënë ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

Ai theksoi se tani është koha që të ketë të tjerë kandidatë për president. Kosova ka afat deri më 6 tetor që të zgjedh presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja.

A është kandidat për president, kjo është përgjigjja e Fatmir Sejdiut

“S’kam asnjë komunikim absolutisht. Jo në kuptim të përgjithshëm flas. Është koha që të ketë të tjerë kandidatë”, tha ai.

Këto komente Sejdiu i bëri duke dalë nga objekti i Kuvendit. Ai u pyet edhe për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Sejdiu për ish-krerët e UÇK-së: Duhet të argumentohet pafajësia

“Mendoj se është një proces i cili dëshiron rrugën e vet të ndarë. Kam menduar gjithmonë se parimi i pafajësisë deri në vendimin final është i rëndësishëm dhe duhet të argumentohet pafajësia”, tha ai.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese është vendos afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri, 6 tetori.

Të Ngjashme