Lumir Abdixhiku ka pritur në takim kongresistin republikan amerikan Keith Self, të cilin e cilësoi si mik të madh të popullit të Kosovës.
Abdixhiku bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për mbështetjen e kongresistit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit në NATO, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me administratën Trump dhe partneritetit mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self.
Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë pro sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti.
