Lajme

Abdixhiku: LDK është e interesuar të ofrojë ide rreth së cilës populli ndjehet i përfaqësuar, jo dhunë!

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku në kuadër të platformës “Hajde folim” është pyetur rreth zhvillimeve të fundit në komunën e Skenderajt.

Ai tha se këto zhvillime “të dhunshme” nuk i komenton fare.

Ndër të tjera, ai shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet dhe nuk ofron dhunë. Ai shtoi se LDK është e interesuar që qytetarëve t’iu ofrojë një ide rreth të cilës qytetari ndihet i përfaqësuar.

“LDK-ja nuk ofron dhunë, as nuk mbështet dhunë, dhunën nuk e do, LDK-ja është e interesuar të flasë me qytetarët tanë, të ndajë vizion me ta, të ofrojë rrugëtim të ardhmen, dhe një ide rreth së cilës populli i Kosovës ndihet i përfaqësuar”, u shpreh Abdixhiku.

Pos tjerash, kreu i LDK-së tha se partia që ai udhëheq ka punë tjetër, sesa të “rrahet” me të tjerët.

“Populli i Kosovës nuk është popull i dhunës, familjts e Kosovës nuk janë familje të dhunës, familjet e Kosovës janë punëtore, të ndershme, populli i Kosovës është i tillë, dhe LDK-ja e përfaqëson këtë më së miri. Kështu që të tjerët le të rrehen mes vete, ne kemi punë tjetër”.

Të Ngjashme