Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë masive për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Ai, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, pasi votuan në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, tha se sot janë të gjitha kushtet që populli i Kosovës të vendosë se kush do të qeverisë katër vitet e ardhshme.
Abdixhiku me thirrje për qytetarët: Dilni masovikisht për të votuar
“Zgjedhjet janë festë për popullin tonë. Janë festë e demokracisë, shprehjes së lirë të vullnetit të popullit të Kosovës. Siç kemi dëshmuar tash e sa kohë dhe tash shpesh kohët e fundit, Kosova organizon zgjedhje të mira, të mbara dhe demokratike. Sot presim këtë ditë të mirë të kemi zgjedhje të mira dhe demokratike… Janë të gjitha kushtet që populli i Kosovës të vendosë fatin për katër vitet e ardhshme. Sot është një ditë ku brenda 12 orëve vendoset fati i republikës për katër vitet e ardhshme. Në këtë drejtim pres pjesëmarrje masive të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
