Pas paralajmërimit të Abdixhikut për bashkim të Osmanit me LDK, reagon Bahtiri: Nuk ka fitore nga ata që nuk besojnë në veten e tyre!
Deputeti nga LVV, Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.
Ai thotë se Kurti është shkëmb nuk thehet dot duke ironizuar me Abdixhikun dhe Osmanin se: “Historia nuk ka parë kurrë një fitore që vjen nga bashkimi i atyre që nuk besojnë as te vetja e tyre”, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
ALBIN KURTI është shkëmb që nuk thehet dot!
Historia nuk ka parë kurrë një fitore që vjen nga bashkimi i atyre që nuk besojnë as te vetja e tyre. Janë bërë bashkë jo për të mirën e Kosovës, por për mbijetesën e tyre politike.
Ky bashkim është thirrje për ndihmë, jo ofertë për qeverisje.
AB
