Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kandidati për kryeministër, Lumir Abixhiku, ka vizituar Mytfiun Naim Tërnava me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Atij, bashkëpunëtorëve të tij dhe përmes tyre gjithë besimtarëve muslimanë.
Ua uruam festën e Kurban Bajramit, me dëshirën për paqe, shëndet e begati në çdo familje”, thuhet tutje në një postim të publikar nga vetë Abdixhiku në rrjetin social Facebook.
Tutje ai tha se e ka përgëzuar Myftiun Tërnava për punën e rëndësishme që Bashkësia Islame e Kosovës bën në përkujdesjen, solidaritetin dhe mbështetjen ndaj familjeve në nevojë; një mision me vlerë të veçantë njerëzore e shoqërore.
