Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka përkujtuar protestën e 29 shtatorit 2018 në Prishtinë, e cila u organizua kundër idesë së shkëmbimit territorial
Abrashi ka shkruar se protesta, me sloganin “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, ishte ndër protestat më të mëdha të asaj kohe.
Sipas tij, ajo protestë “përfundimisht e rrëzoi idenë e shkëmbimit territorial” dhe shënoi “fillimin e fundit të PAN-it”.
“Si dje, më 29 shtator 2018, në Prishtinë u mbajtë një prej protestave më të mëdha. Ajo ishte kundër idesë së shkëmbimit territorial, kjo protestë që slogan kryesor kishte ‘’Një popull s’i nënshtrohet një njeriu’’ përfundimisht e rrëzoi idenë e shkëmbimit territorial dhe shënoi fillimin e fundit të PAN-it”, shkruan deputeti Abrashi.
