Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në restorantin Coin, në katin e fundit të godinës ABA 21, në Tiranë.
BalkanWeb ka siguruar fotografitë e takimit, ku pas përfundimit të drekës Yeffet dhe Balluku (e cila është e pandehur e SPAK për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash) shihen duke dalë nga ndërtesa e më pas duke u larguar me automjetet e tyre private.
See also Historike! Protestë e përmasave të “frikshme” në Tiranë/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: “Rama në burg, Berisha në burg”Nuk ka asnjë informacion mbi arsyen e takimit apo temat që janë diskutuar gjatë drekës.
Takimi tërheq vëmendje edhe për shkak të profilit të Ron Yeffet, emri i të cilit është përmendur në disa raste në debatet politike dhe mediatike në Shqipëri dhe eshte konsideruar nga mediat amerikane si mik i Ramës.


