Kandidati për deputet, Agim Bahtiri, ka reaguar pas një tubimi të mbajtur në Cyrih, duke vlerësuar pjesëmarrjen e mërgatës shqiptare si “shpirtin e shqiptarit që jeton për vendin e vet”
Ai ka falënderuar mërgatën për përkrahjen ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si “krahu i fortë i Kosovës” dhe “zemra që rreh për atdheun”.
Bahtiri theksoi se kjo mbështetje dëshmon lidhjen e fortë të diasporës me Kosovën dhe angazhimin e saj politik në vend.
Postimi i plotë:
🔥 KOSOVA ËSHTË BEKUAR ME NJË MËRGATË QË NUK E HARROI KURRË! 🇦🇱❤️
Sot në Cyrih u pa më shumë se një tubim, u pa shpirti i shqiptarit që, edhe mijëra kilometra larg, jeton e merr frymë për vendin e vet. Ajo dashuri, ai mall dhe ajo krenari që buronte nga secili prej jush, më bënë të ndjej shpirtërisht atë që ju ndjeni në zemrat tuaja.
Faleminderit mërgatës sonë heroike për përkrahjen e madhe ndaj LËVIZJES VETËVENDOSJE! Ju jeni krahu i fortë i Kosovës, zëri që nuk shuhet kurrë dhe zemra që rreh gjithmonë për atdheun! ✊🏼🇦🇱🔥
Gjithmonë i juaji,
Agim BAHTIRI 🫡
Krejt per SHTET! Shtet per KREJT!
