Aktuale

“Ah bre Linda, zemra nuk po ma mban”: Vëllai i Arlinda Zekajt reagon pas vr’asjes tr’agjike të motrës në Pejë

PEJË — Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, e cila u vra dy ditë më parë në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, ka reaguar publikisht përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, i vëllai ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të motrës, duke përkujtuar figurën e saj pas ngjarjes që tronditi opinionin publik.

“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande. Ishalla Zoti na takon në Xhenet motrushë”, ka shkruar Alban Zekaj në mesazhin e tij.

Arlinda Zekaj dyshohet se u godit për vdekje me mjet të fortë nga kunati i saj më 25 tetor, menjëherë pasi ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët e shoqëruar nga forcat e policisë. Ngjarja ndodhi pak orë pasi ajo kishte denoncuar sërish dhunën në familje, veprim që solli ndalimin e ish-bashkëshortit të saj. Më 22 tetor, viktima i ishte drejtuar me një ankesë zyrtare Kryeprokurores së Pejës lidhur me dështimet e institucioneve në zbatimin e vendimit gjyqësor për mbrojtjen dhe strehimin e saj.

Të Ngjashme