Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ahmeti: VLEN do të marrë goditje të forta, në mbrëmje do ta dorëzojnë peshqirin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se disa qendra të votimit qytetarët janë kushtëzuar se nëse nuk votojnë për president, s’mund të votojë as për zgjedhje paralamnetar.

“Diku i ka kushtëzua se nëse nuk e marrin fletën e votimit për president nuk mund të votojnë për parlamentare, ka thënë Ahmeti pas votimit.

Ahmeti ka uruar që procesi të ecë mirë, duke bërë thirrje që Maqedonia Veriore të mos ketë devijim nga kursi euroatlantik.

“Uroj që procesi të shkoj mirë sipas gjitha standardeve të jenë zgjedhje të pranueshme për palët dhe të mos,kemi devijim nga kursi euroatlantik i vendit por më shumë paqe dhe stabilitet, zero probleme me fqinjët”, u shpreh ai para meidave.

I pyetur për mbështetjen që Lëvizja Vetëvendosje po i jep opozitës shqiptar, VLEN, Ahmeti tha se po bëjnë mirë pasi VLEN-it i duhet mbështetje, por në mbrëmje do ta dorëzojnë peshqirin si në ring boksi.

“Mirë e bënë iu ndihmon por peshqiri në mbrëmje duhet ta dorëzojnë në ring sepse goditjet do të jenë shumë të forta. Hiq mos u mërzitni për atë punë”, tha Ahmeti./teve1.info/