Janë identifikuar personat e përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 81-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.
Viktima është Besim Zylfa, 81 vjeç, ndërsa drejtuesja e automjetit që e aksidentoi është Klarisa Gjepali, 26 vjeçe.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku automjeti i drejtuar nga 26-vjeçarja përplasi të moshuarin, i cili nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve të marra.
Pas aksidentit, Klarisa Gjepali u shoqërua në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
