Lajme

Aksident fatal në Slivovë të Ferizajt, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Slivovë të Ferizajt.

Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit që rezultoi fatal.

Identiteti i viktimës dhe detaje të tjera rreth aksidentit pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore.

Të Ngjashme