Aktuale

Aksident fatal në vend! Makina përplas burrin që lëvizte me biçikletë, ndërron jetë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në aksin Bradashesh-Peqin, pranë fshatit Bradashesh.

Sipas raportimeve të policisë, ka humbur jetën 70-vjeçari Xhemal Çela, i cili po lëvizte me biçikletë dhe u përplas nga një automjet tip “Audi”, me targa AA 089 DJ, i drejtuar nga shtetasi A.G.

Pas përplasjes fatale, mësohet se i moshuari është transportuar në spitalin e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dërguar drejt Traumës, ku nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të Ngjashme