Aktuale

Aksident i frikshem/ Përplasen “kokë më kokë” dy makina, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë

Një aksident rrugor është regjistruar në Dhërmi, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitali Rajonal i Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të Ngjashme