Aktuale

Aksident i pazakontë pranë Presidencës, makina “Mercedes” del nga rruga mbi trotuar, plagoset këmbësorja! Ja si paraqitet gjendja e saj, shoferi

Një aksident dramatik ka ndodhur pasditen e sotme (24 prill) në zonën pranë Presidencës në Tiranë.

Një automjet tip “Mercedes Benz” me ngjyrë të bardhë ka dalë nga rruga befasisht dhe në rrethana e shkaqe të panjohura, dhe është ngjitur në trotuar.

Për pasojë mësohet se është plagosur një grua këmbësore.

Burime policore bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin, ndërkohë sa i përket gjendjes shëndetësore të vajzës së plagosur, ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Të Ngjashme