Lajme

Hapet Kongresi i VIII i Mjekësisë, në fokus promovimi dhe edukimi shëndetësor

Oda e Mjekëve të Kosovës po mban Kongresin e VIII të Mjekësisë, me temën bosht “Promovimi dhe edukimi shëndetësor – Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie”.

Në hapjen solemne të kongresit po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore, në mesin e tyre ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe profesionistë të fushës së mjekësisë.

Në kuadër të ceremonisë do të promovohet dokumentari “Roli dhe kontributi i mjekëve në edukimin shëndetësor, imunizimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet ngjitëse”, i cili trajton rëndësinë e edukimit të qytetarëve, parandalimit të sëmundjeve dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Kongresi synon të theksojë rëndësinë e promovimit dhe edukimit shëndetësor, rolin e profesionistëve shëndetësorë në parandalimin e sëmundjeve dhe nevojën për bashkëpunim në funksion të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Të Ngjashme