Lajme

Selimi: Letrat e Fehmiut e Xhevës dëshmojnë dashurinë e atdheun

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Një mur na ndan”, ku për herë të parë u prezantuan letrat e dashurisë mes Fehmi dhe Xhevë Krasniqi Lladrovcit.

Përmes një postimi, Selimi ka rikujtuar letrat që çifti shkëmbeu gjatë viteve ’80, në kohën kur Fehmi Krasniqi Lladrovci vuante dënimin si i burgosur politik.

Ajo ka theksuar se në vitin 1987, nga burgu i Stara Gradishkës në ish-Jugosllavi, Fehmiu i shkruante Xhevës, duke dëshmuar se as muret e burgut dhe as largësia nuk mund ta shuanin dashurinë e tyre.

Sipas Selimit, historia e tyre dëshmon një dashuri të fortë, të cilën e kurorëzuan me përkushtimin ndaj atdheut dhe idealit për një Kosovë të lirë.

“Fehmiu dhe Xheva mbeten simbol i një dashurie që jeton përjetësisht në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare”, ka shkruar Selimi.

Të Ngjashme