Aktuale

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset anash rrugës, tre persona nisen me urgjencë drejt spitalit, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen Touran, në të cilin udhëtonin tre persona, drejtuesi i mjetit, një grua dhe një i mitur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier.

See also  “S’kam lidhje me ngjarjen”, lihet në burg Besnik Kolndreu, akuzohet se fshehu makinën e tre autorëve të vr*sjes së çiftit MujeciBurime nga spitali bëjnë me dije se gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit vijon të jetë në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekeve

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

See also  I FUNDIT/ Përplasen tre automjete, plagoset një person (Video)

Të Ngjashme