Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan.
Mësohet se në automjet udhëtonte një familje nga Kukësi, nënë e bir.
Të dy kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe, për shkak të gjendjes së tyre, janë nisur drejt Tiranës me autoambulancë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
