Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Qafa e Buallit – Klos, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës apo nëse ka persona të tjerë të lënduar.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Burime në vendngjarje thanë se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës për të marrë ndihmën mjekësore, por një prej tyre ka vdekur.
Raportohet se ndër tre të plagosurit, një prej tyre është në gjendje kritike.
