Aktuale

Aksident i rëndë në një minierë në Bulqizë, dyshohet se një minator ka humbur jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në një subjekt privat minerar në zonën e Tërnovës së Madhe, në Njësinë Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake, një minator ka mbetur i bllokuar në thellësi të galerisë dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për shtetasin I.K., ndërsa deri në këto momente nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit.

NEWS  Tradhtoi bashkëshortin me dy nxënësit e saj adoleshentë dhe ngeli shtatzënë, mësuesja e pëson keqNë vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës dhe ekipet e specializuara të shpëtimit, të cilat po punojnë për nxjerrjen e minatorit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme