Aktuale

Aksident i rëndë në vend, automjeti përplas për vdekje 65-vjeçarin me biçikletë (Detaje)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier–Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve që kalonin në atë segment rrugor në momentin e aksidentit.

Sipas burimeve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë që po lëvizte në të njëjtin aks. Si pasojë e përplasjes së fortë dhe të papritur, drejtuesi i biçikletës, një person rreth 65 vjeç, ka humbur jetën në vend, pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, automjeti i përfshirë në aksident ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, si dhe shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Të Ngjashme