Aktuale

Aksident i rëndë në vend/ Dy persona të plagosur

Një aksident rrugor është raportuar në aksin nacional Peshkopi–Bulqizë, në vendin e quajtur “Pishat”, në Fushë-Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë plagosur dy persona.

Fillimisht, në vendngjarje u raportua se një grua ishte gjetur e shtrirë në mes të rrugës, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit dhe nëse ajo ishte këmbësore apo pasagjere.

NEWS  Çfarë pohon studimi i fundit për çiftet që nuk e FESTOJNË Shën Valentinin? Me siguri do të habiteniNë vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Nuk ka ende informacion të detajuar për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Të Ngjashme