Aktuale

Aksident i rëndë në vend, humb jetën 4-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Qafë e Qarrit, në dalje të fshatit Kamenicë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet fuoristradë ka goditur një fëmijë 4 vjeç, i cili fillimisht u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat paraprake të policisë, fëmija ka qenë duke lëvizur në aksin nacional në momentin kur është goditur nga mjeti, i cili po udhëtonte nga Korça në drejtim të Qafës së Qarrit.

Dyshohet se në momentin e aksidentit, i mituri ka qenë i vetëm në rrugë, ndërsa banesa e tij ndodhej pak më në thellësi të këtij aksi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po merret në pyetje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Të Ngjashme